I bien tullat në kokë, ndërron jetë një 66-vjeçar.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur sot më datë 04.04.2022, në Ksamil. Policia informon se duke punuar tek ish-furra bukës, shtetasit K. C., 66 vjeç, banues në Sarandë, i ka rënë në kokë një tullë, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.





