-Të paktën 500 tifozë ishin të pranishëm në stadium “Niko Dovana”.
-Dy presidentët, Edmond Hasanbelliu dhe Ardian Takaj e panë sfidën në tribunën VIP në shoqërinë e zyrtarëve të tjerë të klubeve respektive. Presidenti Takaj, para ndeshjes zbriti në dhomat e zhveshjes duke motivuar ekipin korçar.
-Ora 15:15, të parët që shkelin tapetin e stadiumit “Niko Dovana” ishin lojtarët e Teutës. Pak minuta më vonë nuk munguan edhe korçarët, të ndarë mes titullarëve dhe pjesës së rezervave.
-Trajneri Arapi ka kërkuar që të mos vonohej asnjë sekondë loja. Në një rast e ka shërbyer topin me këmbë nga pankina që të tijtë ta nisnin shpejt një rivënie me duar. -Në shumë raste, kapiteni Aleksi ka motivuar shokët e tij të skuadrës: “Forca, hajde, hajde!”
-”O Juxhin, o arbitër, ça bën moo”, thërret Zguro nga mesfusha.
-Pasi Emiliano Vila doli nga fusha i dëmtuar, Teuta mbeti për rreth tre minuta me 10 vetë, pasi nuk mund të bënin zëvendësim për shkak të vijimit të lojës. Kështu që nga pankina durrsake dëgjohet urdhri ndaj lojtarëve që të bënin faull, në mënyrë që të kishin mundësi të bënin zëvendësimin.
-Pas një faulli në mesfushë, kapiteni Zguro afrohet te gjyqtari Xhaja, dhe i thotë: “ Çfarë bën mo, si e jep faull”! “Largohu andej ti”, i thotë Xhaja, dhe Zguro drejtohet nga pankina e tij: “Shikoni si flet ky, se pastaj dal unë i keq”.
-Në një moment trajneri Gega këshillon Vangjelin: “Vangjeli, ku shkon mor djalë, rri aty në pozicion”!
-Trajneri Arapi në fillim të pjesës së dytë u jep zemër të tijve, duke mos i lënë të dekurajohen: “Hajde çuna vazhdoni, hajde”!
-Në fund të ndeshjes trajneri Gega motivon të tijtë: “Çuna vazhdojmë kështu deri në fund, bravo për këtë ndeshje”! Pas ndeshjes mësohet se ekipi, stafi dhe drejtuesit e Skënderbeut kanë zhvilluar një mbledhje të shkurtër, ku pa dyshim kërkohet që ekipi të besojë deri në fund.