Nga përplasja e makinave në fshatin Plasë mbetën të lënduar 4 persona.
Ata janë një çift bashkëshortësh në makinën me targa greke dhe dy burra në mjetin me targa shqiptare, respektivisht: drejtuesi i mjetit “Toyota”, Besnik Cakollari, drejtuesi i mjetit “Renault”, Jetnor Lumani, pasagjerja e mjetit tip “Toyota”, Johana Elmasllari (e cila raportohet në gjendje të rëndë) dhe pasagjeri i mjetit “Renault”, Astrit Muhaxhiri.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.





