Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në një dhomë hoteli në rrugën “Lord Bajron” në Tiranë.

Në një njoftim policia bën me dije se trupi i pajetë i shtetasi H.R. 39 vjeç është gjetur në një hotel në rrugën “Lord Bajron”.

“Në rrugën “Lord Bajron”, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jeta dhe pa shenja dhune, shtetasi H. R., 39 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.