Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka përkujtuar ditën e sotme 82-vjetorin e lindjes së aktorit të njohur Fadil Hasa.
Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër.
Falë aftësive të tij, në vitin 1970 u thirr si aktor profesionist në Estradën e Durrësit, ku punoi deri sa doli në pension, në 1993.
Gjatë karrierës së tij, aktori i njohur ka luajtur mjaft role në komedi me një akt, skeçe, parodi e pantomime, dialoge dhe forma të tjera të shkurtra të estradës. Ndër to, u bënë të njohura për publikun e gjerë interpretimet e disa roleve, si: Latifi te Sheqer-sheqer, Rrema tek “Or ti i këshillit”,” Hamdiu” te Mysafiri i paftuar,” Qyli” (monolog) etj.
Fadil Hasa është nderuar 4 herë “Aktori më i mirë i humorit”, gjithashtu me disa çmime kombëtare për kontributin e tij në fushën e aktrimit. Mbante titullin “Artist i Merituar”.
Postimi i plotë:
Kujtojmë sot Fadil Hasën, në 82 vjetorin e lindjes.
Ai lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim.
Hasa u bë i njohur si aktor, me të dhëna të shprehura ndaj teatrit të varietese qysh me grupin e Estradës Amatore të Portit të Durrësit (1963-1970).
Falë aftësive të tij, në vitin 1970 u thirr si aktor profesionist në Estradën e Durrësit, ku punoi deri sa doli në pension, në 1993.
Gjatë karrierës së tij, aktori i njohur ka luajtur mjaft role në komedi me një akt, skeçe, parodi e pantomime, dialoge dhe forma të tjera të shkurtra të estradës.Ndër to, u bënë të njohura për publikun e gjerë interpretimet e disa roleve, si: Latifi te Sheqer-sheqer, Rrema tek “Or ti i këshillit”,” Hamdiu” te Mysafiri i paftuar,” Qyli” (monolog) etj.
Personazhet e shumta që Hasa ka sjellë kane marrë shumë vlerësime nga publiku. Fadil Hasa është shquar më shumë në role komike në estradën e Durrësit.
Fadili ka shënuar emrin e tij edhe në kinematografi. Disa nga rolet e Hases janë filmat “Kronikë provinciale”, “Mao Ce Dun”, “Zëvendësi i grave” apo te “Dajrja” apo skeçi “Sheqeri”.
Kishte një veprim dinamik në skenë. Ishte spontan, origjinal dhe i shpenguar. Spikaste për një përshtatje të mirë aktoriale në përjetimin e situatave ku gjenden personazhet. Rëndom, me karakterizime të imëta e me shije në mënyrën e të folurit, në gjeste e mimikë, ai ka ravijezuar me një përsosmëri të admirueshme tipa të shumtë nga shtresat të ndryshme sociale, si bujq, punëtorë krahu, familjarë, prind. Ka sjellë në skenë me aq mjeshtëri dhe origjinalitet, herë të mençurin e herë budallain, herë të ngathtin e herë atë që “nuk ia ha qeni shkopin”.
Fadil Hasa është nderuar 4 herë “𝑨𝒌𝒕𝒐𝒓𝒊 𝒎𝒆̈ 𝒊 𝒎𝒊𝒓𝒆̈ 𝒊 𝒉𝒖𝒎𝒐𝒓𝒊𝒕”, gjithashtu me disa çmime kombëtare për kontributin e tij në fushën e aktrimit. Mbante titullin “𝑨𝒓𝒕𝒊𝒔𝒕 𝒊 𝑴𝒆𝒓𝒊𝒕𝒖𝒂𝒓”.
Fadil Hasa do të mbahet mend gjatë në memorien e publikut dhe artdashësve.