Anija turistike “La Belle de L’Adriatique”, do të hapë sezoni turistik për kroçerat ditën e nesërme për vitin 2022 në portin e Durrësit.
Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Portual Durrës, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Nesër në Portin e Durrësit nis sezoni i kroçerave turistike. Mirëpresim të parën anije turistike për këtë vit, “La Belle de L’ Adriatique”, vizitoren tonë besnike të çdo sezoni veror.”, shkruan APD-ja.
Përveç kroçerave në Durrës pritet të ankorohen edhe një numër shumër shumë më i madh jahtesh turistikë të përmasave të ndryshme.