Nga Bujar Qesja

Kjo është pak a shumë tabloja 40 ditore e Flamur Jakupit. 72 vjeçari i thekur durrsak pas kulturës dhe qytetarisë durrsake, ndonëse mbi shpatulla mban 25 vite emigrim, riaktivizoi mjeshtërisht raportet me miqtë, shokët dhe të afërmit.

Kujtesë gjithë kohë për të njohurit, aq sa i fiksoi në “Kujtesën” fotografike të pallatit “Rinia”. Ai erdhi me ritmin e perëndimit, ku punohet, jetohet, konsumohet, por edhe qytetaria mbetet model. Më erdhi mirë që tek bahçeja ime, bëri surprizën e bukur. Nga çanta e zezë dhe stërmadhe, nxorri prej andej një karton. E hapi këtë dykapësh, duke buzëqeshur dhe me një krenari miqësore tha: lexoje!

Vështrova brendësinë e të fshehurës, që tashmë Jakupi na e çfaqi:
“MIRËNJOHJA E QYTETIT!”

Më vjen mirë Flamur që ndodhi kështu. Mirënjohjen e qytetit ti e preke. Ke bërë me dhjetra e dhjetra fotografi dhe në to publikon lidhjen që ke me Durrësin dhe njerëzit e tij. “Duaj që të të duan” është e njohura e popullit. Dhe ti dhe dashuri dhe more dashuri, respekt e mirënjohje për atë që ke bërë dhe që vazhdon të bësh.

Më vjen mirë që e formalizove këtë MIRËNJOHJE. Por edhe po të mos që kjo, ti e ke merituar këtë mirënjohje. Është në ADN-në tënde, që kur i hyre rrugës së bukur por të vështirë të artit dhe kulturës. Dhe krijove profilin tënd, portret të cilit i ke shtuar nota të artë të dimensionit tënd 72 vjeçar.

Qyteti të përcolli me këtë MIRËNJOHJE. Dhe kjo është krenari. Të paktën e ke një shenjë të kujtimit dhe mos harrese.
Sa mirë kështu Flamur Jakupi, miku dhe shoku ynë i gjithëvazhdueshëm!
Rrugë të mbarë dhe mirëse të na vish!

Bahçeja ime sigurisht deri atëhere do ta ketë shtuar gjelbërimin, e gatshme të të mirpresë përsëri.
Mirëardhsh tashmë “MIRËNJOHJA E QYTETIT”!

Bujar Qesja
Durrës: 11 prill 2022

Bujar Qesja (majtas) dhe Flamur Jakupi, në mesditen e 11 prillit 2022 ku sapo është vlerësuar me “MIRËNJOHJA E QYTETIT”.