Ish-kryeministri i Italisë dhe drejtuesi i “Italia Viva”, Matteo Renzi ka tërhequr 2 ministra të tij nga qeveria. Renzi në një konferencë shtypi pasditen e sotme njoftoi dorëheqjet e ministrave Teresa Bellanova, Elena Bonetti dhe nënsekretarit Ivan Scalfarotto.
Sipas gazetës italiane “La Reppublica”, ky akt fut zyrtarisht në krizë qeverinë Conte. “Kriza është hapur prej muajsh dhe jo nga ne”, tha udhëheqësi i Italia Viva.
Ky vendim vjen pas “takimit të ndërmjetëm” midis Contes dhe Presidentit Mattarella, i cili theksoi “nevojën për të dalë shpejt nga kjo gjendje e pasigurisë” duke pasur parasysh “pandeminë”.