Marrëdhënia e dashurisë mes Rihannës dhe dhe A$AP Rocky mund të ketë marrë fund.
Së fundmi, një thashethem është përhapur si zjarri në twitter, ku pretendohet se reperi e ka tradhëtuar këngëtaren me mikeshën e saj, Amina Muadhdi.
Ishte Louis Pisano, një influencues dhe komentues i modës, që ndezi rrjetet sociale me këtë spekulim.
“Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi atë duke tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”, ka shkruar në llogarinë e tij.
Për disa arsye, fansat e çiftit, të cilët janë në pritje të fëmijës së parë, nuk e besojnë se ky lajm që po qarkullon është i vërtetë. Vetë dyshja nuk ka komentuar asgjë.
Vetëm pak ditë më parë, Rihanna realizoi një set fotografik për Vogue, ku foli për herë të parë për shtatzëninë e saj.
Rihanna & ASAP Rocky have split. Rihanna broke up with him after she caught him cheating with shoe designer Amina Muaddi.
— LOUIS (@LOUIS_via_ROMA) April 14, 2022