Ka ndërruar jetë në spital 66-vjeçari me iniciale F.D, i cili u aksidentua nga një automjet paraditen e sotme në lagjen nr. 13 në Durrës,

Sipas informacionit të policisë, rreth orës 10:30, shtetasi A. T., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç.

I plagosuri u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nderkohe shoferi qe shkaktoi aksidentin u shoqërua në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.

Njoftimi i plotë:

Durrës/ Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ju njoftojmë se shtetasi F. D., 66 vjeç, i cili u përplas nga një automjet në lagjen 13, Durrës, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.