Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron Kongresin e PS-së që u mbajt një javë më parë, si kongresin e mafies shtetërore të Cosa Nostra.
Në një komunikim për mediat me gazetarët këtë të premte, Berisha tha se qytetarët prisnin të dëgjonin zgjidhje për çmimet e rritura, për të cilat ish-Kryeministri thotë se janë shkaktuar spekulantët e lidhur me qeverinë.
“Ky kongres siç e patë ju vetë, siç e konstatuan mbarë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar, ngjiste më shumë se gjithçka tjetër me kongresin e një mafie shtetërore apo kongresin le ta quajmë të Cosa Nostra. Kjo u faktua katërcipërisht në tematikën kryesore të këtij kongresi, shqiptarët të cilët prisnin me paditur të dëgjonin nga qeveritarët dhe ministrat e tyre dhe kreu i qeverisë se si do u lehtësohen dhimbjet e mëdha që krijon rritja e çmimeve, shumëfishimi i çmimit të vajit, sheqerit, orizit, rritja stratosferike e çmimit të naftës, transporti, një rritje e përnjëhershme jashtë të gjitha shkaqeve reale, e diktuara tërësisht nga spekulacioni dhe lidhja e spekulantëve me qeverinë, nuk morën asnjë përgjigje nga këto.
Çfarë e shtyu Edi Ramën të vijojë një kongres të tillë? E shtynë jo interesat e qytetarëve, jo problemet e mëdha të shkollimit, të infrastrukturës apo ekonomisë, por strikt interesat e klaneve mafioze të drogës.
Çfarë e shtyu tjetër të ecë në këtë drejtim? Frika dhe tmerri se mos skapi i opozitës mund të mendonte që t’i afrohej atij apo rrethit të tij më të ngushtë. Mund të imagjinonte të digjte në krahët e inceneratorëve organizatën e kësaj afere. Këto ishin 2 motivet që e shtynë atë të ndërmarrë një shollë të tillë të pazakontë, unik në Europën e sotme, e shtyu nga ana tjetër tmerri që ai nga opozita e vërtetë.
Ai e ka kuptuar se loja me opozitën fiktive apo peng opozitën ka marrë fund dhe e di që shqiptarët çdo ditë e më tepër po vendosin që t’i japin përgjigjen e merituar. E dinë se në garat e ardhshme, ai, shqiptarët do ta arkivojnë atë në ndërtesën e harresës së historisë.
Ai ka një problem madhor, me Sali Berishën nuk bën dot pazare të pista. Me Berishën nuk mund të tërheqë zvarrë opozitën. Ky është i gjithë problemi i tij”.





