COVID-19 vijon të tremb botën, përfshi këtu edhe sportin. Situata nuk është aspak nën kontroll, duke bërë që shtete të ndryshme të marrin vendime të menjëhershme. Qeveria franceze ka dalë me një vendim së fundmi duke anuluar të gjithë ndeshjet në transfertat europiane për ekipet e regbis.

Ky fakt, ka bërë që edhe UEFA të vihet në lëvizje për të vlerësuar situatën e krijuar, kjo pasi dy ekipe franceze, PSG dhe Lille janë të angazhuara në turnetë që organizon UEFA, Champions dhe Europa League. Për momentin nuk ka një vendim specifik në lidhje me futbollin por frika është prezente, në një kohë kur Franca ishte vendi i vetëm, nga pesë kampionat e mëdha, që mbylli sezonin përpara kohe.

Mbetet për t’u parë se si do të evoluojë situata deri më 16 shkurt kur PSG do të luaj me Barcelonën në transfertë në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Champions League.