Autoritetet shëndetësore në Itali kanë bërë me dije se janë regjistruar 14.242 raste të reja dhe 616 viktima si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

Në raport me ditën e djeshme, numri i infektimeve ashtu edhe ai i viktimave është rritur, pasi dje ishin 12.532 persona të infektuar dhe humbën betejën me COVID-19, 448 të tjerë.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi në vendin fqinj ka shkuar 2,303,263, ndërkohë që numri i viktimave është 79,819 që nga fillimi i pandemisë.