Trajneri i Teutës, Renato Arapi, u shpreh tepër i kënaqur, me barazimin në sekondat e fundit që skuadra durrsake arriti ndaj Vllaznisë.
Tekniku durrsak ndër të tjera u shpreh:
NDESHJA- Jam shumë i kënaqur për 2 ndeshjet e fundit, për atë çfarë ekipi ka treguar. Kishim mundësi të shënonim që pjesën e parë me Lorencon, por nuk ia arritëm. Më kënaq dëshira e ekipit për të bërë mirë dhe mënyra si erdhi barazimi. Po vazhduam kështu do të vijnë edhe fitoret.
Lorenco Vila gjatë gjithë këtyre ditëve ka pasur problem shëndetësore, është stërvitur vetëm 2 ditë dhe kjo e ka kushëzuar.
LOGJIKA SPORTIVE DHE GABIMET- Unë do të thoja, që edhe kur jemi munduar të qëndrojë mbrapa, prap kemi gabuar. Në këtë mënyrë si I kemi ndërtuar 2 ndeshjet e fundit, ekipi ka krijuar dhe ka pasur intesitet. E rëndësishme është që të arrijmë objektivat që kemi për momentin. Kjo situatë nuk i shkon përshtat Teutës.
DËMTIMI I HYKËS- Po krijojmë një lloj fizionomie. Ndryshimet kanë qenë të pakta. Më vjen keq për dëmtimin e Hykës, ishte moment që po kapte veten, mund të ndihmonte edhe veten edhe ekipin.