Leonard Pllana, futbollisti me origjinë nga Mitrovica aktivizohet me skuadrën jug-koreane Jeonnam Dragons.

Në takimin e fundit, zhvilluar në Champions League-n e Azisë, futbollisti shënoi golin e fitores ndaj United City.

Gjatë festës sulmuesi imitoi Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, teksa festoi me shqiponjën, veprim ky që ka revoltuar serbët, me këta të fundit që e quajnë si provokim.

Skandal. Simboli i Shqipërisë së Madhe në Kore. Futbollisti nga shteti fals i Kosovës provokon në stilin e Xhakës e Shaqirit”, shkruan portali serb Blic.