Arrestohet një punonjës policie në Tiranë.

Arrestimi u krye nga Angjensia e Mbikëqyrjes Policore, pasi ndaj tij ka pasur disa denoncime se terrorizonte banorët duke qëlluar herë pas here me armë.

Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga efektivin Taulant Balla, punonjës i Komisariatit numër 1 në Tiranë.

Në momentin e arrestimit, Ballës i janë gjetur në banesë dy armë automatike si dhe municion.

Efektivi iu vu në pranga pas një hetimi disa mujor, pas sinjalizimeve se ai herë pas here qëllonte në ajër në lagjen ku banonte duke krijuar panik tek qytetarët e tjerë, por edhe duke iu rrezikuar jetën.

Emri i efektivit koincidon me emrin e deputetit të PS Taulant Balla dhe raste të kësaj natyre ka shumë.