Ylli i popit, Madonna ka sfiduar ndalimet e udhëtimeve për shkak të koronavirusit dhe ka vizituar 5 shtete në vetëm 3 javë. Ajo udhëtoi nga Los Anxhelos për në Londër, më pas në Malavi dhe Kenia në Afrikën lindore si pjesë e një udhëtimi dimëror.
Këngëtarja 62-vjeçare shoqërohej nga i dashuri i saj 26-vjeçar, Ahmalik Williams dhe 5 fëmijët e saj. Në Vigjilje të Krishtlindjes ajo, Williams dhe katër fëmijët e adoptuar udhëtuan nga Los Anxhelos drejt Londrës.
Aty u takuan me djalin më të madh të artistes, 20-vjeçarin Rocco, fëmijën e vetëm nga martesa me Guy Ritchie, për të vizituar Afrikën. Më 28 dhjetor, të gjithë udhëtuan për në Malavi, ku Madonna adoptoi katër fëmijët.





