Janë krijuar tensione në Kuvend pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama kur ish kryeministri Sali Berisha ka shtyrë Enkelejd Alibeajn nga foltorja dhe ka kërkuar të flasë përpara tij.

Alibeaj është larguar, por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën as Berishës. 

Pak më parë Rama tha prerazi gjatë fjalës së tij në Kuvend, se nëse Berisha merr drejtimin e PD, mazhoranca do të ndërpresë çdo marrëdhënie me ta.