Belind Këlliçi është i sigurtë se Presidenti i ardhshëm do të jetë grua.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Këlliçi tha se ka dijeni që kandidatet e Partisë Socialiste janë Valdete Sala dhe Vali Bizhga.

Sipas tij, këto dy emra kanë mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.

Dihet tashmë që presidenti i ri do të jetë një femër. Në mos Valdete Sala, Vali Bizhga apo ndonjë zonjë tjetër. E pranojnë në të gjitha qarqet edhe vetë PS,”– tha Këlliçi.