Për shkak të motit të keq dhe erërave të forta, do të ketë vonesa në mbërritjen e trageteve në portin e Durrësit.

Trageti “AF Marina”, është nisur mëngjesin e sotëm me vonesë nga Ankona dhe pritet të mbërrijë në portin e Durrësit rreth orës 15:00.

Ndërkohë, 2 tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur herët në mëngjes në port.

Përsa i përket anijeve të peshkimit dhe atyre të tonazhit të vogël ndodhen të akostuara në port, për shkak se forca e detit shkon deri në 7 ballë.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se kushtet e motit përmirësohen në datën 23 prill 2022 mbas orës 06:00. Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruse si dhe anijet e peshkimit.