FBI ka paralajmëruar se mund të ketë protesta të armatosura në Uashington, DC dhe në të gjitha kryeqytetet e Shteteve të Bashkuara në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden më 20 janar.
Sipas Reuters, autoritetet të gjendura përballë kërcënimeve për më shumë dhunë nga mbështetësit e Presidentit në largim Donald Trump, Garda Kombëtare u autorizua të dërgojë deri në 15,000 trupa në Uashington dhe turistët u ndaluan të vizitonin Monumentin e Uashingtonit deri më 24 janar.
Komiteti përurues i Biden tha se tema e ceremonisë së inaugurimit më 20 janar do të jetë “Amerika e Bashkuar”, në një kohë kur vendi kaloi një dhunë dhe sulm të paprecedentë të kongresit amerikan nga besnikët e Trump.
FBI do të jetë e pranishëm në masë të shtuar nga 16 janari deri më 20 janar në Uashington DC për të monitoruar situatën.