Harry Maguire e ka parë veten shpesh në qendër të vëmendjes pas ndeshjeve dhe kjo për shkak të gafave të shumta që ka bërë në fushën e lojës.

Nëse më parë kalonin thjesht me “meme” në rrjetet sociale, tashmë situata është bërë serioze për mbrojtësin anglez. Kapiteni i Manchester United-it ka marrë kërcënime në email se do të vendosnin bombë në banesën e tij.

Maguire ka njoftuar i alarmuar policinë, e cila ka mbërritur me qen nuhatës në shtëpinë e tij.

Lojtarët në Premier League bien shpesh pre e kërcënimeve nga ana e tifozëve, por këtë herë mbrojtësi i “djajve të kuq” ka vendosur t’i marrë seriozisht, duke pasur parasysh edhe formën e dobët në të cilën po kalon.