Reperi i njohur, Sean ‘Diddy’ Combs, së fundmi është ballafaquar me një situatë të tmerrshme.
Shtëpia e tij në Los Angeles ka rënë pre e grabitjes. Raportohet se një person ka hyrë në shtëpinë e tij në Liqenin Toluca, banesë ku u gjet e vdekur ish e dashura e ndjerë e reperit, Kim Porter, më 15 nëntor 2018.
Daily Mail raporton se një hajdut hapi një derë anësore për të hyrë me forcë në pronë, gjë që ndezi sistemin e sigurisë.
Ishte një punonjës që zbuloi se dikush kishte hyrë brenda në shtëpi, por nuk dihet ende nëse hajduti ka arritur ta grabisë.





