Pavarësisht se nuk e nisi mirë sezonin me Romën, Tammy Abraham është përshtatur në Serie A dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 24 gola të shënuar me skuadrën e Jose Mourinhos.
Performancat pozitive të sulmuesit anglez kanë tërhequr vëmendjen e Arsenalit, që kërkon një sulmues për sezonin e ardhshëm. Mediet angleze raportojnë se klubi londinez ka gati 60 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit. Roma dhe Mourinho e vlerësojnë shumë Abraham dhe nuk duan të privohen nga shërbimet e tij, por milionat nga Anglia tundojnë jo pak.
Në fund do të ndikojë edhe dëshira e lojtarit, nëse dëshiron të vijojë në Itali apo do të rikthehet në Premier League.





