Më shumë se pikët e lënë përballë Milan, në minutën e 92-të, tifozët e Lazios u tërbuan për një gjest aspak të pëlqyeshëm nga ana e Acerbi, protagonist në golin e pësuar, më pas një përplasje verbale me shokun e tij Marusic.
Pas golit të shënuar nga Tonali, Acerbi u kap nga kamerat duke buzëqeshur, detaj ky që po bën xhiron në rrjet:
“Boll tani. Kam dhënë gjithnjë maksimumin për këtë fanellë, jam krenar që kam fituar trofe. Ka një keqkuptim të madh.
E qeshura ishte një histeri për të dy pikë të lëna në mënyrë karamboleske, jo sepse ishim i lumtur për humbjen.
Nuk dua që asnjë tifoz të mendojë këtë gjë për mua”, u shpreh Acerbi me anë të një postimi në rrjetet sociale.





