Autori i golit të fitores, Rubin Hebaj, është i kënaqur për suksesin e arritur.

Hebaj deklaroi: “Jam shumë i kënaqur që ndihmova ekipin për të fituar, por ishte merita e të gjithë djemve që arritëm të shënonim.

Kishim menduar që në fillim t’i prisnim pak dhe më pas t’i sulmonim lart dhe ashtu doli goli, me presing te portieri kundërshtar. Duke parë edhe rezultatet e ekipeve të tjera, besoj se çdo javë do të jetë finale deri në fund”.

Gjithashtu ai shtoi: “Jemi eliminuar nga Kupa dhe tani na duhen tri pikët në çdo ndeshje që të krijojmë një distancë për të qenë të qetë. Kur ta sigurojmë do të jemi të qetë, ndërsa për momentin mendoj se nuk është koha për të ulur ritmin.

Kukësi? Është një ekip shumë i fortë dhe do mundohemi ta analizojmë sa më mirë dhe shpresojmë të arrijmë sërish një rezultat pozitiv”.