Moti i keq ka goditur edhe pjesën më të madhe të Europës. Spanja është përfshirë nga një stuhi masive dëbore që deri tani ka shkaktuar 4 viktima.

Shifrat u raportuan nga Ministria e Brendshme që theksoi se shumë rrugë janë të bllokuara.

Edhe kryeqyteti Madrid ka rreth 20 centimetra dëborë. Shumë fluturime janë anuluar pasi aeroportet janë të mbyllura.