“Ançeloti tradhtoi Juventusin”. Ishte ky titulli i parë i faqeve sportive sportive të së përditshmes “Libero”, ku ish-drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve, Luçiano Moxhi, bën editorialin e tij të përditshëm.Në shkrimin e djeshëm ai i përgjigjej Karlo Ançelotit, pasi ky i fundit në një intervistë në emisionin spanjoll “Universo Valdano”, kishte treguar për dy vitet e tij te Juventusi.

Por mes urrejtjes që tifozët bardhezi kishin ndaj tij, ku Ançeloti shoqërohej shpesh me polici, por edhe mësimeve që kishte fituar në Torino për t’u bërë një trajner më i mirë, një prej frazave që godiste ishte aprovimi i tij për dënimin e përjetshëm të trios, Betega, Xhiraudo, Moxhi, me këtë të fundit që shfryu:

“I dashur Karlo. Deklarata jote më bëri të mendoj se i paske harruar vitet e tua si trajneri i Juves. Me këtë denoncim të tanishëm, pa e kuptuar po denoncon edhe veten, sepse nëse ai futboll ishte i pistë, ti ishte pjesë e tij.Madje, falë atij pisllëku shpesh ke festuar e shijuar fitoret e tua, pasi ishte Juvja që të bëri një trajner më të mirë dhe të përgatiti për të ardhmen”.