Lojtari i ndeshjes Teuta-Kukësi, autori i tre golave, në fitoren me rezultatin 4-1 të “Djemve të Detit” theksoi se skuadra e tyre mori këtë rezultat, pasi kishte vetëbesim. Sulmuesi u shpreh se tashmë është në formën më të mirë, por shtoi se do vazhdojë të qëndrojë me këmbë në tokë.
Tregolëshi i parë në karrierë: “Jam shumë i kënaqur, kjo ndodhi pasi ekipi provoi më shumë dhe besoi shumë te vetja, dhe në kampionatin shqiptar vetëbesimi dhe kurajo e bëjnë diferencën. Për tregolëshin jam shumë i kënaqur.”
Çfarë të gëzon? “Mund të them vetëm shënimi i golave, gjithmonë jam munduar të jap më të mirën time, por ndonjëherë nuk kam pasur fat e ndonjëherë minutazhin e duhur, por gjithmonë jap më të mirën nga vetja ime.”
Qëndro me këmbë në tokë: “Do vazhdoj të jem me këmbë në tonë, ashtu besoj se do jetë dhe ekipi se me një ndeshje nuk mbaron kampionati dhe shpresoj të japim gjithmonë maksimumin.”