Shifrat e të infektuarve me koronavirus po rriten me ritme të shpejta. Sot raportohet se në të gjithë botën numri i atyre që kanë pasur kontakt me COVID-19 ka kapërcyer shifrën 90 milionë.
Sipas Worldometers, zyrtarisht janë mbi 90,139,555 të infektuar dhe deri kanë ndërruar jetë me shumë se 1,935,981 qytetarë.
Ndërkohë 64,538,166 qytetarë janë shëruar, por mbi 100 mijë pacientë janë në gjendje kritike për jetën.
Për sa i përket shteteve më të prekura rekordin vijon ta mbajë SHBA me 22,699,938 raste dhe 381,480 viktima. Më pas vijnë shtetet si India, Brazili, Rusia dhe Britania e Madhe.
Dhjetë vendet e para ku situata është më e rënduar plotësohen nga Franca, Turqia, Italia, Spanja dhe Gjermania.