Mjeku personal i Papa Françeskut, Fabrizio Soccorsi ka humbur jetën në moshën 78 vjeçare për shkak të Covid-19.
Fabrizio u shtrua në spital për një problem onkologjik, por infektimi me Covid i mori jetën. Papa Françesku e kishte zgjedhur si mjekun e tij personal që në 2015-ën.
Soccorsi lindi në 2 shkurt të 1942-shit dhe u diplomua për mjekësi dhe kirurgji në Universitetin La Sapienza në 1968-ën. Ai punoi si mjek dhe si profesor duke dhënë lëndën e imunologjisë
Në qershor të 2017-ës, Fabrizio mori një goditje të fortë pasi humbi vajzën e tij Cristiana, e cila vuajti gjatë nga një sëmundje e pashërueshme.