Nga Aleksandër Cangonja
Bëhet fjalë për vitin e largët 1922, ku natyrisht dhe kontrabanda ishte prezente në portin e Durrësit. Duke shfletuar në fletoren zyrtare të vitit të largët 1922 për lajme të ndryshe më tërhoqi vëmendje një artikull me titullin “MINISTRIJA E FINANCES, Vendim i Këshillit Doganuer për nji kontraband”. Në këtë artikull tregohej skema e një kontranbande e cila ishte pikasur nga autoritetet e shtetit të asaj kohe. Në skemën e kontrabandës sipas vendimit të këtij Këshilli Doganor përmenden emra të disa qytetarëve të Durrësit të cilët ishin tregtarë por edhe të punonjësve të Doganës në Durrës.
Skema e kontrabandës
Kontrabanda ishte bërë nga qytetari Ismajl Kalesha nga Durrësi ku nëpërmjet anijes “Bërdica” e drejtuar nga kapiteni Shkodran Riza Jakupi i cili kishte arritur të sillte nga Korfuzi në Durrës 80 arka konjak me nji peshë neto 720 kg. Më pas këto arka do kaloheshin pa problem në doganën e Durrësit ku edhe pse rojet e doganës e kanë lajmëruar drejtorin e tyre Kristaq Ramën, ai nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim duke lejuar që kjo kontrabandë të ndodhte. Më pas arkat e konjakut janë dërguar në shtëpitë e Rexhep Kacanit, Hysen Kokomanit dhe Sul Kaleshës duke e ditur se ajo ishte mall kontrabandë.
Më poshtë artikulli:
MINISTRIJA E FINANCES
Vendim i Këshillit Doganuer për nji kontraband
“Këshilli Doganuer i përmbamë prej nënshkruemve mbassi këndoj të gjitha aktet e rrjedhuna mbi kundra-bandën e 80 (tetëdhetë) arkave të Konjakut qi pëmbajnë Netto Kg.720 (shtatëqindenjizetë) të Z.Ismajl Kolleshës nga Durrësi, të cillat i ka sjellur nga Qerfozi (Korfuzi) kundrabandë me Anijen e quejtun Berdica, Kapidan Z. Riza Jakupi prej Shkodret.