103-vjeçari Basilio Pompei është personi më i moshuar që është vaksinuar kundër Covid-19 në Toskana, Itali.
Duke qenë 103 vjeç, një pjesë e madhe menduan se ai do të refuzonte të vaksinohej për t’i dhënë mundësinë dikujt tjetër por kjo gjë nuk ndodhi dhe ka shkaktuar polemika pas vaksinimit të tij.
“Një dozë shkruar kot” –ishte një koment.
“Në moshën 103-vjecare duhej të ishte ai vetë që ta refuzonte vaksinën”-ishte një tjetër koment.
“Le të vrasim të dyzetat dhe të vaksinojmë njëqindvjeçarët”, shkruante një tjetër.
Mirëpo, i moshuari nuk do t’ia dijë fare për komentet negative kundrejt tij. “Unë nuk kam asgjë për të thënë edhe pse kam dëgjuar shumë komente negative”-ka thënë 103-vjecari, i cili pas një jetë të gjatë si kasap tashmë ndodhet në shtëpinë e të moshuarve në Dicomano, Firence.
“Basilio është përballur me sulme të turpshme dhe të patolerueshme. Ajo që njerëzit nuk e dinë është se ekziston një protokoll shumë i saktë në lidhje me personat që do të vaksinohen të parët. Për arsye që mbase nuk janë të kuptueshme nga këta njerëz, të moshuarit dhe personat më të rrezikuar do të vaksinohen fillimisht dhe pa dallime”– ka deklaruar Giampaolo Giannelli, zëvendës koordinator i Forza Italia në provincën e Firences.
Prej 27 dhjetorit Italia ka nisur vaksinimin kundër Covid-19. Të parët që morën vaksinën ishin mjekë dhe infermierë dhe tashmë ka nisur dhe tek moshat e treta.