Pas pezullimit për një kohë të pacaktuar të profileve të Donald Trump në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook, Twitter ka pezulluar përgjithmonë llogarinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të premten, Twitter njoftoi se ka pezulluar përgjithmonë llogarinë personale të Trump si rezultat i rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës.

“Pas një analize të kujdesshme të postimeve të fundit në Twitter nga llogaria @realDonaldTrump dhe konteksti që lidhet me to, ne kemi pezulluar përgjithmonë llogarinë si rezultat i rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës,” tha kompania.

Kompania thotë se postimet e presidentit shkelin politikat e Twitter-it kundër “lartësimit të politikave të dhunshme” dhe se dy nga postimet e presidentit kishin “shumë të ngjarë të nxisnin njerëzit të përsërisnin aktet që u panë në Kapitol”.