Mr.Bean është një ndër personazhet më të dashur për të gjithë ne. Mirëpo, një lajm i trishtë ka ardhur nga aktori Rowan Atkinson gjatë një interviste për “Radio Times”.

Atkinson ka rrëfyer që nuk do e shohim më në atë rol dhe arsyeja pse hoqi dorë nga roli më i dashur për publikun është digjitalizimi.

“Jemi të ekspozuar ndaj një spektri opinionesh dhe kjo është shumë e rëndësishme, por në kohët e sotme digjitalizimi i ka kthyer përdoruesit në një turmë që endet ‘rrugëve’ duke kërkuar për njerëz që t’i djegin. Është e frikshme për këdo që të bjerë viktimë e kësaj turme ndaj kjo gjë më ka mbushur me shumë frikë për të ardhmen”, thotë ai.