Ulet numri i të infektuarve të rinj nga Covid-19 në Itali ndërkohë që rritet numri i të vdekurve.

Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 620 viktima duke çuar në 77.911 numrin total.

Gjithashtu nga 140 mijë testime të kryera, 17 533 persona të tjetër dolën pozitiv me koronavirus. 

Ndërkohë personat në terapi intensive është 2.587, ndërsa të shtuar në të gjitha repartet Covid janë 23.313 persona.