Roma siguroi një biletë për në finalen e 25 majit në “Air Albania”, një rrugëtim që kaloi në disa pengesa shumë të vështira që vendosën jo pak në pikëpyetje këtë arritje të rëndësishme.
Një nga mbrëmjet më të errëta ishte dhe transferta norvegjeze e Bodo/Glimit, aty ku Roma pësoi një humbje të turpshme 6-1.
Klubi verdhekuq ka vendosur që 166 tifozët roman të pranishëm në atë transfertë do të jenë të pranishëm edhe në “Air Albania”, do të ketë në dispozicion një biletë falas, një gjest shumë i bukur ky, një mënyrë origjinale e klubit për të falënderuar tifozët e tyre besnik.





