Bora Zemani tashmë është kthyer në një ndër moderatoret më të dashura të publikut. Së fundmi, fansat e saj kanë risjellë në kujtesë këngën e Ermal Mamaqit dhe Dr. Florit, të titulluar “Do të vi të dielën”.

Arsyeja lidhet pikërisht me Zemanin, e cila paska qenë pjesë e videoklipit të këtij projekti muzikor, të realizuar shtatë vite më parë.

Në të, moderatorja shfaqet brune, me flokë në ngjyrë çokollatë, teksa vihen re shumë pak ndryshime nga ajo që shohim në sot në ekran.

Pas divorcit nga bashkëshorti, Bora prej dy vitesh po përjeton një histori të bukur dashurie me Donald Veshajn. Ajo është edhe nënë e një djali, të cilin e quajnë Arbor.