Ajas Sulejmani është 39-vjeçari që shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën e Kavajës në Tiranë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ai ka qenë në kërkim nga Anglia për trafik droge.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të diele te rruga e Kavajës. Një çift bashkëshortësh dhe fëmija e tyre 3 muajsh u përplasën nga Sulejmani. Sipas asaj që njoftoi policia, ata janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë shoferi braktisi makinën luksoze “G Class” dhe u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Por policia u vu në ndjekje të tij dhe e arrestoi teksa merrte mjekim në spitalin Hygeia në Tiranë.





