Prej disa vitesh, Albi Nakon nuk e kemi parë më si balerin, por vetëm si koreograf.

Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up” ku foli për herë të parë për problemin shëndetësor që e detyroi të hiqte dorë nga kërcimi.

“Nuk jam në kërcim prej 6-7 vjetësh, sepse sigurisht që çdo profesion ka kostot e veta. Kam pasur një problem, një sindromë në këmbë e gjunjë që më është shfaqur dy herë. Duke marrë gjithë mjekimet dhe farmacitë me radhë, gjërat përkeqësoheshin dhe u detyrova me mjekime popullore u riktheva. Por është një problem gjymtyrësh dhe unë nuk duhet të kërcej, madje as vrap nuk duhet të bëj. Këto janë kostot e profesionit, quhet sëmundje e moshave të reja profesionale. Kjo më bëri të largohem nga skena. Më plas shpirti ndonjëherë që të kërcej,” – është shprehur Albi, duke shtuar se ndonjëherë kërcen, por me rrezikun e kostove më mbrapa.