Lidhur me ngjarjen në SHBA, ku mbështetës të Trump kanë hyrë me dhunë në Kongresin Amerikan duke kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve ka pasur reagime të shumta nga shumë prej figurave publike.
Mes tyre kanë qenë edhe dy këngëtaret e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa.
Këngëtarja Ora rishpërndau në InstaStory një shkrim ku citohej fjalia: “Mjaft i quajtët protestues, ata janë terroristë.”
“Quajini ata ashtu si janë: terroristë”, shkruante Dua ndërsa publikoi një imazh nga protesta





