Deputetët e Kuvendit nuk e votuan rezolutën e dënimit të gjenocidit në Srebrenicë, e cila ishte propozuar nga deputetët e PD.
Pas votimit, ku 51 prej deputetëve dënuan kundër, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se deputetët votuan sipas urdhrit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Nga ana tjetër ai mohoi çdo akuzë që bëri Balla, se ka shkelur embargon e OKB duke furnizuar me naftë Serbinë, pak muaj para masakrës së Bosnjes.
“Votimi që ju bëtë sot kundër rezolutës i shërben vetëm Aleksandër Vuiçiçit. Po çfarë mund të presësh nga kreu i një organizatë kriminale, nga një skllav i Aleksandër Vuçiç,si mund të silleni kështu si kope.
Së fundi një sqarim, Sali Berisha ka mbajtur çdo qëndrim kundër kontrabandës, dhe ka respektuar çdo embargo që është vendosur nga OKB. Ju me votimin e sotëm të turpshëm, shkelët gjakun e 8 mijë viktimave në Bosnje”, tha Berisha.





