Momente tmerri për Morgan De Sanctis. Ish-portieri i njohur italian, aktualisht drejtori sportiv i Romës, ka pësuar një aksident të frikshëm.
43-vjeçari nuk u nis me ekipin ditën e djeshme drejt Crotones, aty ku Roma do të luajë sot për llogari të Serie A.
De Sanctis ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij kur ka ndodhur aksidenti i frikshëm. Drejtuesi i verdhekuqve është transportuar menjëherë drejt spitalit.
Gjendja e tij është e rëndë. Ish-portieri është operuar sapo ka mbërritur në spital dhe ndodhet në terapi intensive.





