Në takimin me demokratët e Fierit, Sali Berisha komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili nga Brukseli dy ditë më parë, tha se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut, nëse rruga drejt anëtarësimit në BE ngec për shkak të ngërçit mes RMV dhe Bullgarisë.  

“…Po ku do shkojmë ne mor zotëri që paske ndërmend ti që të shohësh drejtimin tonë, drejt Beogadit apo Stambollit? Jo mor zotëri, ne yll polar do kemi Bashkimin Europian. Shikoni në ç’kërcënim të madh është interesi ynë kombëtar”, tha Berisha.

Ish-kryeministri dënoi sërish votën kundër të socialistëve në Kuvend për rezolutën që dënonte gjenocidin në Bosnje, duke e quajtur një turp të madh.