Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat deklaroi se në Këshillimin Kombëtar të ardhshëm, do të pyeten qytetarët nëse janë dakord që një herë në vit pagat të bëhen publike.

Rama deklaroi se publikimi i pagave të qytetarëve shqiptarë, ka pasur dhe anë pozitive pasi shumë biznese kanë reaguar pozitivisht.

Rama shprehu vlerësim për bizneset që kanë bërë ndryshime në pagat e punonjësve pas publikimit të tyre në dhjetor të 2021.

Duke parë këtë eksperiencë që erdhi si rezultat i një ngjarje aspak të dëshiruar, dalja e pagave në publik, mendojmë se është e udhës që në këshillimin e ardhshëm kombëtar t’i pyesim qytetarët nëse janë dakord që një herë në vit të gjitha pagat të bëhen publike”, tha Rama.