Nga 1 qershori ndryshon ligji i tatimit mbi të ardhurat.

Kështu deklaroi Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë e Financave teksa foli për rezultatet e njësisë Anti-informalitet dhe paralajmëroi bizneset që nuk deklarojnë pagat e punonjësve.

“Nga data 1 qershor do paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira ato që sot individët çelin biznese ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eleminuar pagesën e taksave. Kjo nuk do jetë më e mundur se ne baze të ligjit profesionet e lira do paguajë tatimin.

Ne kemi marrë masa e kemi analizuar ku duhet të ndërhyjmë me përshkallëzimin e gjobave.

Më konkretisht do bëjmë disa ndryshime në ligjin për procedurat tatimore e për gjithë shkeljet administrative apo ato qe perbejne evazion tatimor, nëse më parë kishte rivlerësim apo gjobë të barabartë me 100% të totalit të rivlerësimit tani do shkojmë në 200%.

Do dyfishojmë mosdeklarimin e punonjësve si dhe për fshehjen e pagës për gjithë bizneset e mëdha gjithashtu do dyfishomë masën për mos deklarimin e saktë të pagës nga punonjësit. Keto sa i perket legjislacionit tatimor.

Sa i përket ligjit për inspektimin në punë, s’do jetë më mundësia për dhënien e një rekomandimi për një biznesin por edhe aty do kalojmë automatikisht në penalitete.

Keto penalitete i pershkallezojme jo per arsyen se duam te gjobizim bizneset, por te bejme te mundur qe mos te bejne me evazion e te nxisim me shume vetedeklarimin”, tha ministrja Brahimaj.