Koronavirusi ka kaluar nga Juventusi te Milani.
Orën e fundit, klubi kuqezi komunikoi zyrtarisht se lojtarët Ante Rebiç dhe Rade Kruniç kanë rezultuar në tamponin e djeshëm pozitiv me “COVID”, ndërsa lojtarët do t’i nënshtrohet më pas një testi të dytë ditën e sotme.
Sulmuesi kroat dhe mesfushori boshnjak ishin projektuar si titullarë për supersfidën me Juventusin, ndërsa ekipi do të presë deri në fund përgjigjet e analizave të dyta për Rebiç dhe Kruniç.





