Kryeministri Edi Rama, ka folur pas dështimit të raundit të parë për Presidentin e ri, ku ka thënë se “nuk dimë as kë kemi në anën tjetër”.
Sipas Ramës, roli që ka opozita është të gjejë rrugë për një konsensus me shumicën dhe të jetë e hapur për një emër që mund të jetë i propozuar nga shumica.
“Nuk e di ku qëndron logjika. Ne e kemi kaluar këtë proces dy herë. Një herë kur kishim numra mjaftueshëm për të bllokuar 84, por një herë kur ne nuk kishim numrat. PD kishte numrat, për të zgjedhur presidentin. Ne kemi kaluar në këtë proces dhe jemi ulur në tryezë, kemi vazhduar përpara, pavarësisht se shumica e asaj kohe zgjidhi një president që ishte nga radha e partisë së shumicës. Ky është roli që ka opozita, të gjejë rrugë për një konsensus me shumicën dhe të jetë e hapur për një emër që mund të jetë i propozuar nga shumica nëse bie dakord, nëse nuk bien rrugën ndahen dhe pastaj e vendos vota.” tha Rama në një deklaratë për mediat.





