Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot në konferencë për mediat.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi. Mësohet se konferenca do të nisë në orën 12:00, në Presidencë.

“Të dashur kolegë gazetarë,
Sot, në ora 12:00, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë një konferencë për mediat, në Institucionin e Kryetarit të Shtetit.
I hapur për çdo pyetje!”,
shkruan Blushi.