Në tre raundet e para, kandidati për President propozohet vetëm nga opozita.
Kështu është rënë dakord sot në tryezën e negociatave të zhvilluara mes grupeve parlamentare në Kryesine e Kuvendit.
“Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju, ne nuk po propozojmë deri në raundin e tretë. Bëni si ta doni ju. Mos harroni nëse doni të konsultoni ndonjë emër me ne na njoftoni kur. Nëse doni të ecni në mënyrë ekskluzive, atëherë ramë dakord, pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë. Në raundin e katërt e ka thënë Kushtetuta si zgjidhet, ratë dakord? Një po, një kundra, miratohet”-tha Balla.





